Subscribe

Jemin Gjana beri te ditur se së shpejti do te dale rezultati paraprak i zgjedhjeve per kryetar ne PD.

Kreu i komisionit zgjedhor ne seline blu beri te ditur se nuk ka pasur asnje incident perkundrejt pretendimeve te rivaleve te Bashes ne kete gare.

Gjana sqaroi gjithsesi se vetem neser do te dale rezultati zyrtar per Kryetarin e Partise Demokratike.

 

“Në kohën më të shpejtë të mundshme sapo ne të administrojmë të dhënat, do të marrim nga një fotokopje të procesverbalit të nxjerrjes së rezultatit. Do të bëjmë një përmbledhje, do t’ju jap një të dhënë operative për numrin e votave për secilin prej kandidatëve. E dhëna zyrtare do të dalë vetëm nesër paradite, pasi ne të kemi administruar të gjitha kutitë e votimit, të cilat do të hapen në komision në praninë tuaj po të doni, nesër pas orës 09.00, do të nxirren procesverbalet, do të regjistrohen procesverbalet një përmbledhëse. Do të shpallet rezultati zyrtar i kandidatit fitues dhe të dhënat prej secilit prej kandidatëve në garë. Janë mbyllur të gjitha degët e votimit. Nuk ka patur incidente. Presim të na deklarojnë kundrejt fotokopjeve procesverbale dhe ne do t’ju deklarojmë ju një të dhënë operative paraprake, beri te ditur Gjana ne nje njoftim te shperndare nga PD.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *