Komisioni Zgjedhor ne Partine Demokratike ka nisur sot punen per pergatitjen e porcesit per zgjedhjen e kryetarit te ri te PD. Kryetari i ketij komisioni, Jemin Gjana iu eshte kunderpergjigjur te gjithe kritikeve qe kane goditur proceduren dhe kane kerkuar doreheqjen e Bashes.

 

“Jeni duke folur me kryetarin e komisonit te zgjedhjeve qe merret me procedura jo me politike Eshte debatuar ne 2017 ne Kuvendin e PD nese ne statusin e ri do kishte nje norme statutore qe detyron doreheqjen. Ne statut nuk ka detyrim doreheqje .”

 

Por ngritja e komisionit dhe i gjithe procesi i hapjes se gares per kreun e ri te PD eshte kritikuar ashper nga grupimi “per PD”.

 

Ne nje deklarate zyrtare, ky grupim ka akuzuar Bashen se po i ben zgjedhjet ne parti njesoj si zgjedhjet e 25 prillit.

 

Sipas grupimit “per PD” nxitimi per hapjen e zgjedhjeve ka per qellim eleminimin e debatit në radhët e partise, duke theksuar se nuk jane ekzistojne kushtet per nje gare te barabarte brenda partise.

 

GRUPIMI “PER PD”

“Pyesim z. Basha si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Parti kur njëra palë kontrollon komisionin zgjedhor, listat e anëtarësisë dhe kriteret e pranimit të kandidatëve? Si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në parti, kur kryetari që humbi zgjedhjet për herë të katërt, nuk jep dorëheqjen dhe rikandidon, duke përdorur administratën dhe të gjitha burimet e tjera të partisë?”

 

Sipas vendimit te Keshillit e Kryesisë, cdo demokrat ka afat deri te shtunen te paraqese kandidaturen per postin e Kryetarit te PD dhe ne 24 maj nis fushata elektorale brenda partise.

 

 

 

One thought on “Jemin Gjana “justifikon” Bashën: Nuk detyrohet të dorëhiqet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *