E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Jemi nën sulm”, dronët rusë “pushtojnë” hapësirën ajrore polake, ngrihen avionët luftarakë! Mbyllen aeroportet

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Polake rrëzuan dronë rusë mëngjesin e sotëm.

“Jemi nën sulm”, njoftoi Komanda e operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm Polake e cila tha në një deklaratë se ky ishte një “akt agresioni që përbënte një kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë”.

Duke përshkruar “procedurat mbrojtëse” që u aktivizuan, stafi polak raportoi se asetet polake dhe aleate gjurmuan dhjetëra objekte me radar dhe, duke marrë parasysh që ato mund të përbënin kërcënim, Komandanti Operacional i Forcave të Armatosura Polake vendosi t’i neutralizojë.

“Disa nga mjetet ajrore pa pilot që pushtuan hapësirën tonë ajrore u rrëzuan. Po bëhen përpjekje për të identifikuar dhe gjetur pikat e mundshme të ndikimit të këtyre objekteve.”

Për momentin, Rusia nuk ka komentuar për incidentin, ndërsa Vladimir Putin ka mohuar vazhdimisht çdo qëllim të vendit të tij për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër vendeve të NATO-s.

“Avionët përdorën armë kundër objekteve armike që shkelën hapësirën ajrore polake. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me komandën e NATO-s”, njoftoi Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosciniak-Kamys, në X.

“Një operacion që lidhet me shkelje të shumta të hapësirës ajrore polake është duke u zhvilluar. Ushtria ka përdorur armë kundër objektivave. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin dhe Ministrin e Mbrojtjes. Kam marrë një raport të drejtpërdrejtë nga komandanti operativ”, shkroi kryeministri polak Donald Tusk .

Pas raportimeve për dronë rusë, katër aeroporte në Poloni, përfshirë më të madhin në Varshavë, u mbyllën.

Dy aeroporte në kryeqytet, Aeroporti i madh Chopin dhe Aeroporti Varshavë Modlin, pezulluan operacionet.

Gjithashtu, sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, Aeroporti Rzeszów-Jasionka, aeroporti më i afërt me Ukrainën, dhe Aeroporti Lublin u mbyllën.

Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio i tha Samantha Waldenberg të CNN se ishte në dijeni të raportimeve për shkelje të hapësirës ajrore polake nga mjete ajrore pa pilot që i përkisnin ushtrisë ruse, raportoi Caitlan Collins, një reportere politike për të njëjtin rrjet televiziv, nëpërmjet X.

Vazhdo të lexosh

Reklamë