Subscribe

Maldivet evropiane, Shqipëria. Ky përcaktim në mediat ndërkombëtare bëri që televizioni kroat RTL të sjellë ekipin e tij për të vërtetuar ofertën turistike në atë që e quan bregdeti i mrekullueshëm në ngjyrë bruz.

 

Në reportazhin kushtuar turizimit si ai në det, mal apo kulturor, si pika të forta krotatët e ardhur për të pushuar në vendin tonë vlerësojnë çmimet më të leverdishme se në vendin e tyre për fjetje, ushqim dhe veçmas që nuk u duhet të paguajnë tarifa rrugore.

 

Pika të dobta mbeten shërbimi urban dhe çmimi i karburanteve.

 

Për pushuesit kroatë që këtë vit kanë më të shumtë në numër, 41 për qind në krahasim më 2022-in, Shqipëria i ka të gjitha, detin, malet, kështjellat dhe çmimet më të leverdishme.

 

E për këtë të fundit, kryeministri Edi Rama në intervistën e radhë për mediat italiane thotë se ato nuk do të mbeten të tilla edhe për shumë kohë, por përsëri për pushuesit italianë që janë më shumtit ato do të mbeten të përballueshme.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Nuk është vetëm çështje çmimesh por edhe për faktin se italianët ndihen si në shtëpinë e tyre. Këtu të gjithë flasin italisht, ne jemi shumë të ngjashëm, për të mos thënë njësoj, sepse nëse në Shqipëri thua se ti je italian je i mirëpritur sikur të jesh njëri prej nesh.

 

Kur sezoni turistik është në pikun e tij, shifrat flasin për një rritje deri në 40 për qind të të huajve që kanë zgjedhur vendin tonë për të pushuar.

 

Përveç të zakonshmëve italianë, grekë, kroatë, gjermanë, hollandezë,anglezë, polakë e kështu më radhë, Shqipëria ka njohur turistë të shumë edhe nga vende të largëta si Koreja e Jugut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *