Subscribe

Në seancën e sotme plenare po diskutohet për rezoluta për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit e pozpozuar nga mazhoranca.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke iu përgjigjur keut të grupit të PD, Gazment Bardhi i kërkoi që të ndajë mendjen se në cilin krah do të pozicionohet; në luftën kundër korrupsionit, apo do të vijojë të marrë porosi nga “Rruga e Shpresës”, duke nënkuptuar Berishën.

Spiropali: Je ai që lufton për drejtësi Gazi apo je ai që merr porositë për të folur këtu nga goja e “Rrugës së shpresës” që nuk pushon së hedhuri vrer për SPAK-un. Je ai që kërkoje hetim dhe ndëshkim për babin e Zenit apo je djali i sapo adoptuar i babait të Zenit. Të ndryshosh mendje nuk është mëkat, por të kesh dy mendje është hall i madh. Sado që ta kuptoj hallin koleg, nuk ta qaj dot. Edhe një herë, ne dhe ju, dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dakord, edhe për rezolutën që është sjellë sot për tu votuar, deklaroni votën abstenim. Keni ndryshuar, nga kundër, abstenim. Jeni në të drejtën tuaj. Ju ftoj të reflektoni, e bindur se gjithmonë ka kohë. Pavarësisht se si do të votoni, edhe ju e dini mirë që rezoluta për themelimin e reformave për Shqipërinë 2030 në BE e propzuar për tu votuar nuk është një ndryshim kursi i vendit. Ajo është një vijim i natyrshëm dhe një thellim i reformimit duke u nisur nga maja e më të mirës që është bërë deri tani dhe një premtim për të çuar në një nivel tjetër përpjekjet antikorrupsion./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *