E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, 50 të lënduar, njerëz të bllokuar në një qendër tregtare

Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë goditi prefekturën Kumamoto në jug të Japonisë, duke shkaktuar dëmtime në ndërtesa, rrugë dhe ura, si dhe ndërprerje të energjisë për mijëra banesa.

Të paktën 50 persona u plagosën, ndërsa disa mbetën të bllokuar në një qendër tregtare.

Reklamë

Autoritetet urdhëruan rreth 300 mijë persona të shkonin në qendra evakuimi.

Shërbimet hekurudhore dhe fluturimet u pezulluan përkohësisht.

Reklamë

Autoritetet paralajmëruan për pasgoditje të forta dhe rrezik rrëshqitjesh dheu.

Kumamoto ishte goditur rëndë edhe nga një tërmet në vitin 2016, që shkaktoi qindra viktima dhe dëme të mëdha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë