Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE, Igor Janushev ka deklaruar se disa nga deputetët ishin nën presion që ta mbështesin nismën për hapjen e procedurës për ndryshime të kushtetutës.

 

Përmes një konference për shtyp ai vuri në dukje se një deputeti të VMRO-DPMNE -së i është ofruar   1.000.000 euro, kurse një tjetër 2.000.000 euro dhe njërit  250.000 euro.

 

Ndërkohë grupi parlamentar apelon deri te institucionet kompetente, posaçërisht deri te Prokuroria publike t’i hetojnë pretendimet e plasuara në shumë mediume gjatë ditës se mbi disa deputetë në Kuvend është ushtruar presion dhe përmes shantazheve, kërcënimeve ose ofertave me mitë të ndikohet në vendimin e tyre për votimin lidhur me ndryshimet kushtetuese.

 

Grupi parlamentarë i VMRO-DPMNE dhe koalicionit thekson se askush në Kuvend e as jashtë nuk guxon të ushtrojë presion mbi deputetët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *