Sekretari i Mbrojtjes i SHBA James Mattis ka deklaruar se ngjarjet si vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi minojnë stabilitetin e Lindjes së Mesme. Sipas tij shtetet e bashkuara do të marrin masa ndaj atyre që janë përgjegjës.

 

James Mattis: “Ne interesat tona për paqe dhe respektim të palëkundur për të drejtat e njeriut, vrasja e Jamal Khashoggi brenda një strukturë diplomatike duhet të na shqetësojë. Dështimi i një kombi që t’i përmbahet normave ndërkombëtare dhe sundimi i ligjit minon stabilitetin rajonal në një kohë kur nevojitet më së shumti. Prania e Rusisë në rajon nuk mund të zëvendësojë angazhimin afatgjatë, të qëndrueshëm dhe transparent të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme”.

Ndërkohë Prokuroria e Stambollit planifikon të kërkojë ekstradimin e 18 të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

 

Zyra e kryeprokurorit parashtroi një kërkesë të tillë duke shtuar se ministria turke e Punëve të Jashtme do të nise procedurat.

 

Arabia Saudite ka arrestuar 18 persona në lidhje me vrasjen e Khashoggit në Konsullatë e këtij vendi me 2 tetor në Stamboll.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *