Jemi mësuar ta shikojmë me kostumin e deputetit apo edhe në fjalimet e tij virale ,por kësaj here Saimir Korreshi ka surprizuar publikun duke dalë në intervistë me gruan e tij, për herë të parë në një dalje televizive për emisionin “Vizioni i Pasdites”

 

Nga historia e dashurisë , tek dëshira për të patur më shumë fëmijë, Saimir Korreshi dhe bashkëshortja e tij Albana rrëfyen gjithçka për moderatoren Brikena Prifti.

 

I pyetur nëse është më e thjeshtë tu drejtohet qytetarëve nga foltorja e parlamentit apo në një intervistë me gruan deputeti lushnjar nuk i kurseu batutat, teksa ka treguar edhe kritikat më të shpeshta që ajo i bën pas fjalimeve që bëjnë xhiron e rrjetit.

 

 “Që tani jam bërë pak me djersë, është shumë më e vështirë të flasë për familjen se sa për politikën, kam më shumë emocione. E kam këtë presion edhe kur flas për politikën, por e kam më tepër kur flas për bashkëshorten se më thot: Mos po bën ndonjë të pabërë”, u shpreh deputeti lushnjar.

 

Bashkëshortja e Saimirit rrëfen kritikat që ajo i bën deputetit, pavarësisht se ai nuk i merr parasysh kur bëhet fjalë për fjalimet në kuvend.

 

“I kam thënë gjithmonë që duhet të zgjedhësh pak më tepër fjalorin, por I tillë është Saimiri, spontan gjithë kohës, çfarë I vjen në mëndje e thotë. Nuk më pyet fare për atë pjesë,sado që jam munduar ti them që të tregohet pak më I kujdesshëm në të folur, ai siç e mendon dicka ashtu edhe e thotë, siç është edhe në përditshmëri.”, u shpreh ajo për “Vizioni i Pasdites”.

 

Bashkëshortja e Saimirit, rrëfeu gjithashtu një anë të panjohur të deputetit , romanticitetin e tij.

 

 “Në përvjetore, në festa të ndryshme, për ditëlindje patjetër që më bën dhurata, më sjell lule, është romantik. Në darkë pimë një gotë e verë dhe më merr që të kërcejmë. Po, është romantik.”, vijoi Albana Korreshi.

 

Prindër të dy fëmijëve. Saimir Korreshi u shpreh se do të donte shumë fëmijë, dhe kjo sigurosht e ka zënë papërgatitur në intervistë bashkëshorten e tij, por si mund të ndodhë ndryshe me një bashkëshort që flet pa doreza si Korreshi.

 

 “I kam qef fëmijët, dua të kem shumë fëmijë. Kemi pasur momente gëzimi pafund, por edhe vështirësi duke udhëtuar çdo mëngjes, kur ndërkohë e gdhija gjithë natën me djalin. E kam ndihmuar bashkëshorten edhe me djalin edhe me pazaret, ushqimet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *