Subscribe

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike vijojnë me takimet e tyre me banorët e prekur nga tërmeti i nëntorit. Këtë të premte ishte Dorjan Teliti ai i cili takoi një banor të Shijakut, Rasim Shahini. Ky i fundit, me aftësi të kufizuara, u ankua se zyrtarët i kanë thënë se shtëpia e tij do të shembet e fundit. Ai shtoi se nëna, gruaja dhe motra nuk kujdesen dot për të sepse kanë problemet e tyre shëndetësore.

 

“Unë e kam nënën 86 vjece , kam motren, e kam të sëmurë në dorë, kam gruan të sëmurë, mar 300-400 mijë lekë ilace, kam hyrë borxh deri në fyt, kam kredi. Kur vjen puna për të bërë shtëpinë, thotë: “Shtëpia jote do rrijë e fundit, unë jam paraplegjik, nuk lëviz fare, vetëm me karrocë. Nënën 86 vjeçe, vetë paraplegjik, nuk i bëhet shtëpia. Unë po lahem jashtë… me karrocë jashtë. Hajde verifikojeni, kush të dojë të vijë ta verifikojë. Banja ime është prishur, kur vjen dimri, unë skam nga t’ia mbaj më. Ec e shikoni vetë, e keni parë vetë, unë në çadër nuk rrij dot. Administratori të vijë sa më shpejt në shtëpinë time, të vijë ta shembë, ta bëjë… Na keni bërë me lujt mendsh. Nga t’ia mbaj, nga të mbytem? S’kam ku me shku! Vëre dorën në zemër për mua!”

 

 

Sipas demokratëve, shteti po tregohet indiferent dhe arrogant ndaj banorëve që janë pa shtëpi prej tërmetit. Teliti tha se edhe pse kanë kaluar nëntë muaj nga tërmeti, autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për strehimin e familjes Shahini.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *