Presidenti amerikan Donald Trump, ka shprehur zgjënjim të madh ndaj Putin në një qëndrim të ndryshuar në javët e fundit.
Por megjithatë ai ka thënë se nuk ka mbaruar punë me të ndërsa i ka lënë rusisë 50 ditë afat për të arritur një marrëveshje ose përndryshe do të përballet me Sanskione.
“Jam shumë i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar punë me Putinin”, tha Trump në një intervistë për BBC.
Qëndrimi i kreut të Shtepisë së Bardhë rrit shpresat e Ukrainës për më shumë mbështetje nga Uashingtoni për herë të parë pasi administrata e re mori detyrën në janar.
Në një takim me shefin e NATO-s Mark Rutte një ditë më parë Trump konfirmoi dërgesat e armatimeve në Kiev dhe mbështeti aleancën duke thënë se ajo po bëhet e fortë sërish.
Trump kishte kritikuar ashpër Ukrainën që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë me shpresën se do të arrinte një marrëveshje armëpushimi të paktën 30 ditore me Rusinë por një gjë e tillë është refuzuar nga Moska.
Presidenti amerikan e ka bërë përfundimin e luftës në Ukrainë një nga prioritetet e tij kryesore në politikën e jashtme.
Ai ka zhvilluar të pakten gjashtë biseda telefonike me Putinin dhe ka dërguar emisarin e tij, Steve Witkoff, në Moskë të paktën tre herë për të biseduar për paqe./vizionplus.tv





