Një vajzë e re ka rrëfyer historinë e saj. Ajo vuan faktin që edhe pse ka njohur shumë meshkuj, ende nuk ka gjetur dashurinë e vërtetë.

Ndonëse vetëm 19 vjeçe, vajza britanike ka kryer marrëdhënie seksuale me të paktën 25 meshkuj.

E reja ka treguar për mediat britanike se gjithçka nisi kur ishte 15 vjeçe, pas sherreve të vazhdueshme që dëgjonte në shtëpi mes nënës dhe babait.

“Unë kam numëruar të gjithë burrat me të cilët kam kryer seks. Janë të paktën 25. Kjo është shumë kur ju mendoni se jam vetëm 19 vjeç. Unë për herë të parë bëra seks kur isha 15 vjeç. Prindërit e mi grindeshin vazhdimisht në shtëpi dhe nuk kishin kohë për mua. Pastaj babi  u largua dhe mamaja gjeti një të dashur natën tjetër. Kështu që më duhej shumë vëmendje dhe dikush që të më dhuronte ca dashuri. Mendova se do ta gjeja duke shkuar në shtrat me një djalë në klasën time. Në atë moment ndihesha mirë, por ai më la të nesërmen. Pastaj mendova se duhet të provoja dikë më të madh se unë dhe nisa të flirtoj me vëllanë më të madh të mikut tim më të mirë. Herën tjetër kur e takova, ai më tha se kishte një bashkëshorte dhe se kërkonte vetëm seks me mua.”

19-vjeçarja ka problemin që çdo mashkull deri tani ka dashur një lidhje kalimtare me të.

“Mendova se shoku i tij dukej mjaft i lezetshëm, kështu që thashë të lidhesha edhe me të. Më la të ndihesha e çuditshme dhe sigurisht që nuk gjeta dashuri. Vazhdova me këtë model pas kësaj. Sa herë që shpresoja se do të gjeja dikë që donte të qëndronte me mua, nuk ndodhte. Ndihem shumë e turpëruar me veten time dhe dua ta kthej kohën pas. Nuk mund ta kuptoj se pse asnjë nga ata meshkuj që takova, nuk më mori seriozisht.”

Sipas saj, sa herë që u kërkonte atyre të njiheshin më tepër para se të bënin seks, ata ndaheshin direkt. Tani 19-vjeçarja kërkon të dijë ku qëndron problemi dhe të gjejë një djalë që ta bëjë të ndihet e dashuruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *