E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ja si ta kuptoni në kohë kur dikush ju do të keqen

No Merchandising. Editorial Use Only. No Book Cover Usage Mandatory Credit: Photo by Weinstein/Everett/REX/Shutterstock (743488o) 'Vicky Cristina Barcelona', from left: Penelope Cruz, Javier Bardem, Scarlett Johansson 'Vicky Cristina Barcelona' film - 2008

A ju ka ndodhur ndonjëherë të shkëpusni lidhjet me një person vetëm se ky i fundit ka qenë një njeri toksik, xheloz për ju , që ju “vidhte” gjithë energjinë tuaj pozitive? Nëse keni prekur fundin, do të thotë që keni humbur rrugës shumë shenja paralajmëruese ! Miqtë jo të vërtetë sado të shtiren, në një moment apo tjetër e tregojnë veten dhe Living do të listojë më poshtë tiparet e miqve xhelozë !

 

Sjellje Pasive-Agresive

Megjithëse kjo mund të jetë e vështirë për t’u zbuluar, miqtë jo të vërtetë shpesh ofendojnë në mënyrë të tërthortë, gjithnjë përqëndrohen tek të metat apo defektet tuaja, të cilat çdo njeri i ka. Nuk ju vlerësojnë dhe në grup përpiqen gjithnjë t’u ulin, qoftë dhe me shaka për të dalë vetë në krye si karizmatikë apo njerëz të këndshëm me humor, me pak fjalë ju vënë në lojë.

Reklamë

 

Kjo ndodh në sy të të tjerëve, pasi kur jeni vetëm viktimizohen!

 

Mosmarrëveshjet dhe komunikimet me miqtë xhelozë nuk u ngjasojnë atyre të miqve të vërtetë. Njerëzit xhelozë nuk janë të drejtëpërdrejtë, pasi nuk duan ta thonë se për çfarë ju xhelozojnë ! Nuk duan kurrësesi të ulin veten e tyre dhe gjithmonë drejtojnë gishtin drejt të tjerëve.

 

Një mik jo i vërtetë nuk do t’ju shohë tek ngjisni shkallët e suksesit, e në i ngjitshi para atij, ai shfaq sjellje agresive. Ata mund t’ju japin këshilla të këqija vetëm për t’ju penguar e për t’ju larguar nga qëllimi juaj. Shprehjet e fytyrës, ndryshime delikate në ton dhe komplimente të dorës së dytë janë të gjitha dëshmi për këtë./ Living

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë