Disa përbërës kimikë të gjendur tek duhani mund të shkatërrojnë mëlçinë e bebeve të pa lindur akoma, tregon një studim i ri. Rezultatet e këtij studimi shtojnë të dhëna të reja mbi rrezikshmërinë e përdorimit të duhanit nga gratë shtatzënë.

 

 

Shkencëtarët bënë këtë zbulim pasi kontrolluan qelizat staminale jo të specializuara që kanë aftësinë të transformohen në lloje të tjera, shkruan “Shendeti Online”.

 

 

Studimi tregon se përbërësit toksikë tek duhani mund të dëmtojnë indet e mëlçisë së fetusit. Për çudi të shkencëtarëve të Universitetit Edinburgh, efektet ishin të ndryshme për djemtë dhe vajzat.

 

 

Megjithatë, të dyja gjinitë mund të vuajnë nga dëmtime afatgjate nga ekspozimi i 7 mijë përbërësve kimikë tek duhani, thonë ekspertët.

 

 

Djemtë shfaqën shenja të dëmtimeve të mëlçisë që mund të çojnë në shfaqjen e cirrozës me kalimin e viteve dhe mund të jetë vdekjeprurëse nëse lihet pa trajtuar. Ndërsa tek vajzat ishin vënë në shënjestër qelizat që rregullojnë metabolizmin në mëlçi.

 

 

Çdo ndryshim në zhvillimin e këtij organi rrit gjasat që vajzat të bëhen obeze kur të rriten. Studimi është kryer në bashkëpunim me Universitetet Aberdeen dhe Glasgow, dhe është publikuar tek revista “Arkivat e Toksikologjisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *