Shumë prej nesh shqetësohen nëse fëmijët tanë janë të lumtur apo jo. Ne parashikojmë për ta gjëra të mëdha, si karriera fitimprurëse, arritje akademike etj etj. Dhe kështu ne i shtyjmë fëmijët tanë të punojnë shumë, por shpesh ato që me të vërtetë i bëjnë ata të lumtur janë gjëra të tjera, që ne i anashkalojmë.

 

Nuk është presioni që ne u bëjmë atyre për të qenë të parët në jetë, por është besimi që ne i japim ai që do t’i ndihmojë fëmijët të kenë sukses dhe të gjejnë lumturi. Këtu janë 6 mënyra për t’i bërë fëmijët tuaj më të lumtur:

 

Mos i lejoni të mësojmë më herët nga se duhet problemet tuaja apo të familjes

Fëmijët thithin gjithçka, përfshirë fjalët tuaja, dinë të përkthejnë tonin tuaj të zemëruar, gjestet joverbale dhe shprehje të fytyrës. Por kjo gjë i bën ata të ndjehen të pasigurt dhe të shqetësuar. Ata priren të mendojnë se pesha e fajit rëndon mbi ta dhe të tilla situata lënë gjumrë pëjetë tek personaliteti i fëmijës.

 

Mos i krahasoni me të tjerët

Në qoftë se nuk doni të ulni vetëvlerësimin e tyre, mos ‘përdorni’ vëllezërit ose motrat e tyre , apo dhe bashkëmoshatarë të tjerë si shembuj. Kjo vlen si për krahasimet negative ashtu edhe për ato pozitive. Përmendja e një fëmije tjetër mund të duket një mënyrë e pafajshme për të nxitur fëmijën tuaj, por krahasimi nuk bën asgjë tjetër veçse ul vetëbesimin.

 

Mësojini atyre vlerën e emocioneve negative

Të jesh i zemëruar ose i trishtuar nuk është gabim. Në vend që t’i thoni një djali “Çunat e fortë nuk qajnë” mësojeni fëmijën tuaj se si të përballojnë siç duhet emocionet e tyre negative.

 

Lëreni të gabojnë!

Kështu mësojnë se veprimet e tyre kanë pasoja. Nëse ju do t’i rrini mbi kokë duke i korrigjuar çdo gabim që ata bëjnë, kjo do bëjë që fëmija juaj të zhvillojë komplekse. Lërini ata të mësojnë të merren me punën e tyre. Lërini të dështojnë në provën e parë. Ndihmojeni ata, e nëse dështojnë, pyetini ata se çfarë mësuan dhe çfarë do të bëjnë ndryshe herën tjetër. Dhe pavarësisht nëse ata kanë sukses ose jo, pranoni përpjekjet e tyre. Kjo do t’i ndihmojë ata të ndjehen mirë

 

Pranoni pikëpamjen e tyre

Pavarësisht nga mosha e tyre,lërini të flasin. Edhe nëse ato që thonë për ju duken të parëndësishme ose pa kuptim, është absolutisht e rëndësishme për ta. Kushtojini kohë duke i bërë pyetje nga më të ndryshme për t’i përfshirë ata në bisedë. Kjo do të thotë të fikni telefonin, të fikni televizorin dhe të dëgjoni me të vërtetë ato që duhet të thonë.

 

Jini vetë të lumtur

Shpesh si prindër, ne kemi prirjen ta lëmë mënjanë lumturinë tonë për hir të fëmijëve tanë. Mos harroni, të vegjlit tuaj po ju shikojnë. Në fund të fundit, është e vështirë për fëmijët të jenë të lumtur kur prindërit e tyre nuk janë të lumtur. Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *