E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ja çfarë ju duhet me vete nëse udhëtoni drejt Italisë

Italia ka vendosur ta mbajë Shqipërinë në listën D, vend që kushtëzon udhëtimet. Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi se duke nisur nga sot (31 gusht) dhe deri më 25 tetor, udhëtarët do të duhet të jenë të pajisur ose me certifikatën e gjelbër COVID-19, ose test molecular PCR.

 

Katër janë vaksinat që njihen nga shteti italian: Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson& Johnson. Me vete gjatë udhëtimit duhet të kenie dhe formualrin PLF.

 

Reklamë

“Duke nisur nga ????  data 3️⃣1️⃣ gusht deri në 2️⃣5️⃣ tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

➡️ Çertifikatën e gjelbër Covid-19,  që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;

???? Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.

➡️ Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;

➡️ Formularin PLF ????  https://app.euplf.eu/

???? Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;

➡️ Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;

???? Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë