Në 24 korrik të këtij viti Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e 50-të, por ‘ora’ duket t’i ketë ngelur shumë vite prapa. Një nga daljet e saj të fundit që u bëri jo pak zhurmë mediatike, ishte riveshja e fustanit ikonik të Versaces, në prezantimin e koleksionit të kësaj të fundit. Në vitin 2000, Jennifer Lopez asokohe vetëm 31 vjeç shkëlqeu në ndarjen e çmimeve Grammy me këtë fustan, e pas 19 vitesh, ajo vjen në pasarelë si një diva e vërtetë.

Përpos gjeneve Jennifer Lopez sfidon kohën, duke mbajtur një regjim të rreptë ushqimor, stërvitor , ndaj nëse doni sado pak t’i luftoni vitet, ndiqni ndonjë nga këshillat e mëposhtme të artistes.

Të ushqyerit

Një drekë tipike e saj përfshin peshk dhe shumë perime. Brokoli, speca dhe kungull jeshil të spërkatura me pak vaj, uthull të bardhë dhe erëza, është sallata e saj e preferuar, ashtu siç është sallata kale me djathë të freskët dhe fara të pjekura kungulli. Në drekë, ajo konsumon proteinë. “Më pëlqen mishi i derrit dhe pulës, sidomos i stilit portorikan!” thotë Lopez në një intervistë për UsWeekly.

Mes vakteve ajo mundohet të konsumojë fruta të thata apo të freskëta. “Unë gjithmonë konsumoj ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime, të cilat i marr me vete kudo,” zbuloi ajo gjatë një interviste për revistën People.

Copa të vogla çokollate janë dobësia e saj
Kur Lopez-in e kap nepsi, çokollatat e vogla tek akulloret ose biskotat, janë kënaqësia e saj më e madhe. Këtë sekret e zbuloi partneri i saj, Alex Rodriguez për programin The View.

Jennifer Lopez ushtrohet shumë dhe kjo nuk përfshin vetëm palestrën. Ajo merret me boks , ushtrime të lira, e së fundmi në YouTube tregoi se nuk ishte e përgatitur sa mendonte, sepse të ushtruarit në tub për filmin Hustlers, rezultoi më e vështirë.

Një tjetër këshillë që ajo na u jep të gjithave: Mos dilni kurrë nga shtëpia pa krem mbrojtës ! “Unë rrallë herë ekspozohem në diell, por edhe nëse dal në diell, vendos shumë krem mbrojtës,” ka thënë Lopez për UsWeekly. Mos konsumimi i alkoolit, dhe kafes është një tjetër arsye për të mbajtur një lëkurë të pastër dhe të freskët: “Ato me të vërtetë e shkatërrojnë lëkurën, me kalimin e moshës.”/ LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *