Subscribe

Izraeli zgjeron shton fluturimet drejt Shqipërisë. Çdo javë pista e Rinasit do të presë 4 fluturime carter ne linjën Tel Aviv-Shqipëri. Vetëm gjatë muajit qershor vendin tonë e vizituan 20 mijë izraelitë dhe ky numër pritet të rritet sipas ministrit Blendi Klosi. Kjo për shkak të investimeve serioze të bëra në sektorin e turizmit.

 

“Falenderoj kompaninë për numrin e madh të turistëve izraelitë që kanë ardhur në Shqipëri gjatë verës së këtij viti dhe numrat janë realisht impresionues nga viti i kaluar dhe nga një vit më parë, numri është trefishuar, duke shkuar në 20 mijë turistë izraelitë që janë futur deri në fund të muajt Qershor.

 

Per Klosin ky bashkëpunim do të jetë model edhe për kompani të tjera ajrore ne funksion te shtimit te numrit te turisteve.

 

“Kjo mundësi e shtuar krijon padyshim një destinacion të ri, që do të ndiqet edhe nga kompanitë e tjera izraelite të cilat e shikojnë Shqipërinë si një diamant në sektorin e turizmit dhe si një perspektivë e re e turizmit izraelit. Pra në gjuhën e shifrave rritja e avionëve nga Izraair është impresionuese, vjet për herë të parë u testuan dy avionë në javë dhe vetëm për dy muajt e verës, sivjet jemi në 4 avionë në javë pothuajse për të gjithë periudhën nga prilli deri në shtator dhe ajo çfarë premtojnë drejtuesit më të lartë të Israair, me të cilët kemi një dakordësi tashmë është që vitin tjetër të ketë 7 fluturime në javë”.

 

Përves aeroportit të Rinasit, Klosi theksoi edhe mundësinë që shtohet me hapjen e aeroportit të Kukësit. Sipas ministrit te turizmit synohet qe edhe ky aeroport të jetë një destinacion tjetër për turistët e Izraelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *