E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli thotë se ka shkatërruar strehën e liderit të Hamasit (VIDEO)

Ushtria izraelite pretendon se ka shkatërruar një apartament, i cili përdorej si strehë nga lideri i Hamasit, Yahya Shinuar.

Bodrumi i apartamentit, i cili ndodhej në qytetin e Gazës, rezultoi të ishte i lidhur me një nga tunelet kyçe të përdorura nga anëtarë të lartë të organizatës.

Tuneli në fjalë ishte 218 metra i gjatë dhe ndodhej 20 metra nën sipërfaqen e tokës në Rripin verior të Gazës, ndërsa kishte të instaluar një rrjet elektrik, kishte infrastrukturë ventilimi dhe kullimi, dhoma lutjeje dhe pushimi.

“Ne gjetëm një tunel shumë të rëndësishëm të Hamasit,” tha komandanti i Brigadës 14, duke shtuar se “sistemi është i thellë, shumë më i thellë se të tjerët.

“Përtej banesës së Shinuar, IDF shkatërroi gjithashtu tunelin nëntokësor.”/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë