E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli sulmon televizionin shtetëror të Iranit, ja momenti kur gazetarja largohet nga studioja

Rrjeti i Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit, pjesë e transmetuesit televiziv shtetëror të Iranit, është sulmuar nga Izraeli, sipas raportimeve të Reuters.

Kjo vjen pas kërcënimeve të bëra më herët sot nga ministri izraelit i mbrojtjes, i cili tha se transmetuesi shtetëror ishte “gati të zhdukej” .

Selia e televizionit shtetëror iranian ndodhej në një lagje të mbushur me shtëpi banimi, ndërtesa institucionale, ambasada dhe zyra korrespondence të mediave si AFP franceze.

Sulmi shkaktoi disa viktima, mes tyre gazetarë dhe punonjës.

Reklamë

Në pamjet e mësipërme shfaqen momentet kur mbeturinat bien në studio, ndërsa prezantuesja largohet nga kamera.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë