Autoriteti i Transmetimit Publik të Izraelit dhe qeveria janë përballur këto kohë rreth faktit se cila prej tyre duhet të paguajë garancinë prej 12 milionë euro në Bashkimin Europian të Transmetimeve. Dështimi i negociatave do të thotë që Izraeli do të duhet të heqë dorë nga e drejta për të organizuar Eurovizionin 2019.

 

Autoriteti i Transmetimeve Publike të Izraelit, “IPBC”, paralajmëroi kryeministrin Benjamin Netanjahu se Izraeli mund të duhet të heqë dorë nga organizimi i Festivalit Europian të Këngës, për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje financiare.

 

Kostoja e prodhimit të Eurovizionit në Izrael është vlerësuar në 35 milionë euro dhe “IPBC”-ja duhej të transferonte 12 milionë euro si garanci për “EBU”-në deri më 1 gusht.

 

“EBU”-ja i ka lënë afat “IPBC”-së deri më më 14 gusht, por çështja se cilat nga institucionet do t’i lëvrojë paratë ende nuk është zgjidhur.

 

Netta me “Toy” fitoi Eurovizionin 2018, duke i dhënë kështu të drejtën Izraelit të organizonte festivalin e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *