Një fabrikë nëntokësore armësh e Hamasit e vendosur në brigjet e Gazës qendrore u gjet dhe u shkatërrua nga trupat e IDF.

Sipas IDF javën e kaluar, ushtarët e Brigadës 179, njësia komando e Marinës Shayetet 13 dhe njësia elitare e inxhinierëve luftarakë Yahalom bastisën një kompleks të Hamasit ku gjetën disa boshte që çonin në tunele.

Në mënyrë të veçantë, boshtet e tunelit çuan në një rrjet nëntokësor që shtrihej qindra metra, sipas IDF.

Trupat gjetën një depo armësh, duke përfshirë mortaja, granata dhe RPG.

Në të njëjtën kohë, disa tunele të tjerë u gjetën nga Shayeter 13 dhe Yahalom. Këto janë tunele që çuan në një rrjet tjetër nëntokësor, thekson IDF.

Edhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit shtojnë se tunelet kishin dyer kurthi.

Dhoma kishte makineri, ventilatorë ftohës, eksplozivë dhe karburant raketash. Pak më vonë këto tunele u shkatërruan./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *