E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli kryen sulm ajror në Gaza, vritet komandanti kryesor i Hamasit

Komandanti i lartë i Hamasit, Raad Saad, është vrarë sot pasdite pas një sulmi ajror në qytetin e Gazës, sipas një zyrtari izraelit.

Sipas Times of Israel, Saad u godit ndërsa po lëvizte me makinë përgjatë rrugës bregdetare Rashid.

Ai u vra së bashku me tre persona të tjerë. Sulmi përbën një shkelje të dukshme të armëpushimit nga ana e Izraelit.

Saad ishte drejtues i selisë së prodhimit të armëve të Hamasit dhe konsiderohej figura e dytë më e rëndësishme pas shefit të fundit ushtarak të grupit, Izz al-Din Haddad.

Sipas gazetarit Barak Ravid të Axios, Izraeli nuk i kishte njoftuar Shtetet e Bashkuara përpara kryerjes së sulmit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë