Izraeli është vendi i parë në botë që ka arritur shkallën më të lartë të vaksinimit me dy doza por tashmë gjendet në krye të listës edhe për numrin më të lartë të infeksioneve si dhe rasteve të rënda të sëmundjes, përfshirë shtrimet në spital.

 

Në këto kushte, autoriteti më i lartë shëndetësor në vend i dha dritën jeshile dozës së tretë përforcuese, e cila tashmë ka nisur edhe për moshat mbi 40 vjecc si dhe për grupet më të rrezikuara. Mbi 1.5 milionë njerëz në popullsinë prej rreth 9.3 milionë banorë janë vaksinuar me dozën e tretë.

 

Kryeministri Naftali Benet e konsideroi imunizimin përforcues, thelbësor për të shmangur izolimin e katërt kombëtar, ndërsa gradualisht ka nisur shtrëngimi i masave me rikthimin e maskave, rregullat e distancimit dhe pjesëmarrjes së reduktuar në grumbullime.

 

NAFTALI BENNETT

KRYEMINISTER I IZRAELIT

“Qindra mijëra njerëz e kuptojnë se vendimi ynë për të administruar goditjen e tretë është nevojë emergjente. Qytetarët e Izraelit janë të parët në botë që marrin dozën e tretë, dhe kjo nuk është diçka që ne duhet ta marrim si të mirëqenë. Është mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin dhe jetën tonë. Të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, shkoni të vaksinoheni tani. E vetmja mënyrë për të kapërcyer këtë krizë pa bllokim është të vazhdojmë shkallën e lartë të imunizimit me dozën e tretë dhe të vaksinohen ata që ende nuk kanë marrë asnjë dozë.”

 

Sipas të dhënave nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, të hënën u regjistruan më shumë se  7 mijë infeksione të reja, shifra më e lartë në valën e katërt aktuale të infeksioneve, duke e çuar numrin e rasteve aktive në vend në rreth 55 mijë. Numri i përgjithshëm i viktimave i ka kaluar 65 mijë.

 

Studimet kanë treguar se vaksina është ende shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda, por efektiviteti i saj kundër infeksioneve të reja ka rene me përhapjen e variantit Delta. Kjo ngre pikëpyetje se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen me shtimin e të tjera mutacioneve të virusit.

 

 

IZRAELI I VAKSINUAR, POR NE IZOLIM

QEVERIA: SHPRESE TEK DOZA E TRETE PER TE MPOSHTUR SEMUNDJEN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *