E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar sot se avionët luftarakë izraelitë kanë goditur ura dhe hekurudha në Iran.

Garda Revolucionare e Iranit po i përdorte ata për të transportuar materiale për të prodhuar armë, pretendoi kryeministri i Izraelit në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

Reklamë

Ai tha se i miratoi sulmet me ministrin e mbrojtjes, Israel Katz, duke shtuar se ato nuk kishin për qëllim të synonin civilët iranianë, por qeverinë.

“Ky nuk është më i njëjti Iran, as i njëjti Izrael. Ne po e ndryshojmë balancën e fuqisë nga njëri skaj në tjetrin”, tha Netanyahu.

Reklamë

Më herët gjatë ditës së sotme, Izraeli u tha iranianëve të qëndronin larg trenave dhe hekurudhave.

IDF tha në një postim sot se ushtria izraelite shënjestroi tetë seksione urash dhe rrugësh që, sipas saj, Irani i përdorte për transportimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake.

Autoritetet iraniane thanë sot se një seri sulmesh ajrore shkatërruan një urë hekurudhore në Kashan, një stacion treni në Mashhad dhe një urë autostrade pranë Tabrizit.

Raportet në mediat iraniane po hedhin poshtë sugjerimet se Teherani ka prerë ose kufizuar kanalet e tij diplomatike me Uashingtonin.

Në minutat e fundit, mediat iraniane po raportojnë se në fakt, kanalet diplomatike dhe indirekte nuk janë mbyllur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë