A po vdesin më shumë njerëz nga bllokimi sesa nga koronavirusi? Kjo pyetje prej muajsh është në qendër të debatit të mjekëve në vende të ndryshme të botës.

 

Në SHBA, një raport nga “Wall Street Journal”, duke cituar autoritetet amerikane, shkaktoi një alarm të vërtetë,  Sipas raportit, më shumë amerikanë kanë vdekur nga diabeti, presioni i lartë i gjakut, Alzheimer ose sëmundjet vaskulare cerebrale që nga marsi i vitit 2020 sesa mesatarja midis viteve 2015 dhe 2019.

 

Sipas rezultateve të këtij raporti, vdekshmëria nga sëmundje të tjera gjatë  pandemisë është më e lartë se e vdekjeve  nga infeksioni i virusit. E thënë ndryshe: Shumë njerëz nuk vdiqën nga virusi, por për shkak të masave.

 

Autoritetet shëndetësore amerikane vlerësojnë se 263,000 më shumë njerëz vdiqën në SHBA midis janarit dhe gushtit të vitit 2020 krahasuar me një vit më parë. 188,000 prej tyre janë për shkak të koronavirusit. Pjesa tjetër, vlerësojnë ekspertët, mund të kishin vdekur për shkak të operacioneve të shtyra ose vizitave të anuluara në spital nga frika e infektimit.

 

Në Gjermani mediat vendase kanë botuar dokumente të brendshme të kompanive gjermane të sigurimit ku gjithsej janë të siguruar nga ana shëndetësore 27 milionë gjermanë. Sipas hulumtimit rezultoi një rënie dramatike e vizitave në spital gjatë muajve të pandemisë.

 

Në qershor, kompania e sigurimeve shëndetësore konfirmoise  në fazën e bllokimit, u regjistruan 31 përqind më pak sulme në zemër dhe 18 përqind më pak goditje në tru. Trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare ra me 42 përqind dhe sëmundjet muskulo-skeletore me 65 përqind.

 

Por sa prej pacientëve të patrajtuar vdiqën është ende plotësisht e paqartë për shkak të regjistrimit të decentralizuar dhe burokratik të shkaqeve të vdekjes në Gjermani.

 

Edhe bluzat e bardha në gjermani po japin alarmin!

 

Prof. Dietrich Andresen, mjek urgjence, kardiolog dhe drejtues i Fondacionit Gjerman të Zemrës ka paralajmëruar se Këta pacientë paguajnë faturën më vonë. Kjo ndodh në rastet kur sëmundja e zemrës përparon dhe përfundon në pamjaftueshmëri të rëndë kardiake ose vdekje të papritur.

 

Më herët  Ministri i ndihmës për zhvillim Gerd Müller (65, CSU) shpjegoi në “Handelsblatt” se: “Shumë më tepër do të vdesin nga pasojat e bllokimit sesa nga virusi.” Ai llogarit me 400,000 viktima shtesë të malaries dhe HIV, dhe 500,000 vdekje nga tuberkulozi. Pasi perendimi eshte i perqendruar vetem te koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *