Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Uilliam Barr ka deklaruar se izolimi i vendeve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 konsiderohet si cënimi më i madh i lirisë së qytetarëve  në historinë amerikane, pas skllavërisë.

 

WILLIAM BARR

PROKURORI I PERGJITHSHEM I SHBA

 

“Vendosja e një izolimi kombëtar, urdhërat për qëndrimin në shtëpi janë si një arrestim holokausti apo një lloj skllavërie. Kjo pandemi është serioze por kriza shëndetësore nuk mund të na mbyllë sytë për të pranuar urdhëra të tillë ekzekutivë. Këto urdhra nuk i dikton shkenca, por janë vendimarrje të përgjithshme nga përfaqësues të komuniteteve që duhet të gjejnë një balancë.”

 

Prokurori Barr gjithashtu komentoi mbi protestat e vazhdueshme anti-raciste dhe lëvizjen “Black Lives Matter”, duke thënë se drejtohen nga një axhendë politike.

 

“Protestuesit e Lëvizjes “Black Lives Matter” nuk janë të interesuar vërtetë për  jetët e njerëzve me ngjyrë sepse numri i këtyre viktimave në kaq vite është i pakonsiderueshëm për të nxitur një reagim të tillë. Kjo është e gjitha pjesë e një axhende politike. ”

 

Këto deklarata kanë tërhëequr shumë reagime në një kohë kur pritet të nisin përballjet publike mes dy kandidatëve për zgjedhjet presidenciale  që do të mbahen më 3 nëntor.

 

Kritikat për menaxhimin e pandemisë dhe të dretjat e njerëzve me ngjyrë kanë qënë pikat kryesore të fushatës anti-Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *