E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Showbiz

Iu sekuestruan 50 milionë Euro, si e përgëzoi Kristian Boçi-Bes Kallakun për divorcin: Ke shpëtuar nga qoftë largu

Prokuroria e Tiranës sekuestroi 50 milionë euro pasuri në pronësi të 7 personave, të cilët rezultojnë të dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Belgjikë. Mes personave që iu sekuestruan pasuritë është edhe Kristian Boçi, një emër i njohur në rrjetet sociale.

Një nga arsyet që Kristian Boçi ka qenë pjesë e mediave rozë ka qenë shoqëria e tij me Bes Kallakun, ose më sakt prishja e miqësisë së tyre.

Ndërprerja e marrëdhënieve të Kristian Boçit me Bes Kallakun dhe gjithashtu e partnereve të tyre mori një vëmendje të veccantë.

Por, kur divorci i Bes Kallakut me Xhensilën ishte në kulmin e vëmendjes, Kristian Boçi mori “pjesën e tij të tortës”.

Reklamë

Ai bërë një reagim pas publikimit të kënës “Mosmirënjohja!” që u përfol se Bes Kallaku ia dedikoi Xhensilës. Kristian Boçi i tha Besit se e kishte paralajmëruar për këtë ditë.

“Mosmirënjohja! Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Ta pata thënë brother Bes Kallaku”, shkroi ai në InstaStory./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë