Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 April 2026
Vizion fokus

Presidenti Begaj dekreton lirimin të 5 ambasadorëve, dy emërime...

Ishte ndërtuar mbi kanalin kullues, IMT shemb banesën e...

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, 8 të vdekur

SPAK jep pretencën, kërkon 10 vite burg për Ervis...

Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të...

PD protestë sot para kryeministrisë, bllokohen akset kryesore në...

Pas vizitës në Romë, kryeministri Rama sot në Spanjë,...

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk...

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta, Berisha e...

Të përfshira dhe bashkëshortet, Kristian Boçi pastronte paratë e trafikantit të dënuar në Belgjikë, si funksiononte skema

28 Qershor 09:44

Prokuroria e Tiranës sekuestroi 50 milionë euro pasuri në pronësi të 7 personave, të cilët rezultojnë të dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Belgjikë. Mes personave që iu sekuestruan pasuritë është edhe Kristian Boçi, një emër i njohur në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, Kristian Boçi rezulton se krijoi një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte paratë e Elman Abules i dënuar për trafik droge në Belgjikë.

Lexo edhe :

Related Posts

Iu sekuestruan pasuritë, reagon Kristian Boçi: Kam ndarë kafshatën e fundit me atë që s’ka, kurrë s’i kam hyrë në hak vendit
Të dënuar në Belgjikë për trafik droge, Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e 7 personave me vlerë 50 milionë euro

Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara. Mes sekuestrimeve janë edhe 14 shoqëri tregtare.

Pesë personat e tjerë janë shtetasit me iniciale M. T., D. B., E. B., V. A. dhe E. B.

Hetimet

Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Elman Abules në bashkëpunim me shtetasin Kristian Boçi dhe E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre.

Elman Abules rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Abules ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.

Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin të Kristian Boçit dhe shtetasit V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve Elman Abules dhe K. B., apo midis Kristian Boçit dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Çfarë u sekuestrua

-14 shoqëri tregtare

-Pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:

– Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;

– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;

– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;

– Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

Pasuritë në emër të Kristian Boçit

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve Elman Abules dhe M. N., si më poshtë:

– Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;

– Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe

– Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
kristian boci Pasuri sekuestro preventive

Nga e njëjta kategori

Rrezikoi jetën për të shpëtuar një tjetër jetë, flet zjarrfikësi hero: Nuk e mendova dy herë, të moshuarën e gjeta në gjendje shoku

më shumë...

Presidenti Begaj dekreton lirimin të 5 ambasadorëve, dy emërime të reja

më shumë...

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 48 vjeçri në Peqin

më shumë...

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, 8 të vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:20

Rrezikoi jetën për të shpëtuar një tjetër...

11:59

Presidenti Begaj dekreton lirimin të 5 ambasadorëve,...

11:17

Vrasja makabre e Liridona Ademajt, Prokuroria kërkon...

11:15

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij,...

10:59

Ishte ndërtuar mbi kanalin kullues, IMT shemb...

10:44

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, 8 të vdekur

10:43

SPAK jep pretencën, kërkon 10 vite burg...

10:30

Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe...

10:14

Kapet me 8 kilogramë kanabis, arrestohet 30-vjeçari...

10:04

Lëvizte i armatosur dhe me maskë me...

9:26

Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë...

8:51

PD protestë sot para kryeministrisë, bllokohen akset...

8:42

“Shmang xhelozinë në dashuri”, parashikimi i yjeve...

8:18

Pas vizitës në Romë, kryeministri Rama sot...

10:34

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji...

10:24

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta,...

10:10

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por...

10:07

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse...

9:55

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq,...

9:49

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri...

Më të klikuarat

  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • Romanca në Ferma VIP “tronditet” pas puthjes, In...
  • Futbolli në zi/ Humb jetën në një aksident tragjik ish-porti...
  • Zjarri “përpiu” pallatin, Dango: Deri në 45 mijë...
  • Kamioni përplaset me furgonin, ndërron jetë italiani, shqipt...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.