E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Iu refuzua azili në Francë e Belgjikë, një avion me shqiptarë kthehet në Rinas

Riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika 40 shtetas shqiptarë të cilëve iu ishte refuzuar kërkesa për azil në këto vende të BE-së.

Ata ishin nisur mesditën  e kësaj të marte me anë të një fluturimi me charter, nga Lille e Francës,.

Reklamë

34 prej shtetasve shqiptarë kishin kërkuar azil në Francë ndërsa 6 në Belgjikë.

Prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë