Një 31-vjeçar, është arrestuar nga policia, pasi u kap duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në pranga përfundoi Oligert Agolli, banues në fshatin Pirg, Maliq.

Ai u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, teksa po transportonte me kamion emigrantët ilegalë.

Ndërkohë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *