E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Iu kam borxh trafikantëve”/ Kapet shqiptari që punonte në fermë kanabisi në Angli

Në prangat e policisë angleze ra një tjetër shtetas shqiptar. Sipas mediave të huaja, 36-vjeçari i identifikuar si Fasli Lesi është kapur duke kultivuar kanabis.

 

Reklamë

Ai punonte në një fermë kanabisi në Northampton dhe para autoriteteve ka deklaruar se e bënte këtë punë sepse u kishte borxh trafikantëve. Ai u dënua me 16 muaj burg nga një gjykatë britanike.

 

“Ju jeni një shtetas shqiptar që jetonit në Greqi. Ju keni hyrë në këtë vend ilegalisht me premtimin e një pune. Ju po kërkoni të siguroni familjen tuaj, në veçanti djalin tuaj i cili nuk është në gjendje të mirë. Ju thanë që të kultivoni kanabisin për të shlyer borxhin prej 10,000 paundësh ndaj trafikantëve – ju menduat se nuk ju kishte mbetur asnjë mundësi tjetër përveçse të pajtoheshit me këtë”, tha gjykatësja Rebeça Crane  gjatë seancës gjyqësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë