E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Iu gjetën në magazinë 4 mijë rrënjë kanabis, dorëzohet në policinë e Elbasanit, Bilal Hasa

Ish-drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të plota lidhur me ngjarjen, pasi emri i tij u përfshi në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit si pronar i objektit ku u zbulua lënda narkotike.

Burime nga blutë bëjnë me dije se Hasa ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë.

Reklamë

Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë