Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Shtetasi i arrestuar është R.M., 18 vjeç, banues në fshatin Shelegar, Sarandë.

 

Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur “Çentrali” Sarandë pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi lënde narkotike me peshë 1.38 gramë e llojit kokainë si dhe një sasi të vogël kanabis sativa.

 

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A.Z., 16 vjeç, pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël kanabis sativa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *