E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Italianët në shtëpi deri në 3 maj/ Conte: Vendim i vështirë por i nevojshëm

Italia do të vazhdojë të jetë në “karantinë”  të pakten deri në 3 maj. Vendimi është bërë public nga kryeministri Conte mbrëmjen e kësaj të premteje.

Kreu i qeverisë e konsideroi zgjatjen e masave kufizuese në vend, një vendim të vështirë por mëse të nevojshëm.

 

“I zgjasim masat kufizuese deri në 3 maj. Është një vendim I vështirë por I nevojshëm dhe për këtë gjë marrim përsipër të gjitha përgjegjësite në aspektin politik” , u shpreh Giuseppe Conte.

Reklamë

 

Kreu i qeverisë së zgjatja e “izolimit”  ishte e domosdoshme pasi nuk mund të hidhen poshtë të gjitha përpjekjet e bëra deri tani nga institucionet dhe qytetarët.

 

“ Nëse I japim fund kufizimeve në këtë moment, rrezikojmë të hedhim në erë gjithë përpjekjet që kemi bërë deri tani dhe po ashtu rrezikojmë  një rritje të re të numrit të viktimave”, u shpreh Conte.

 

Ai saktësoi gjithsesi edhe vendimin për të hapur  librarite, kancelaritë dhe dyqanet për fëmijë.

 

Rreth 19 mijë viktima regjistrohen deri me tani në Itali nga Covid 19, vendi me humbjet më të mëdha njerëzore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë