Italia tregon dhembet në miqësore

Prezantim mjaft i mire i kombëtares italiane ne miqësoren e pare kundër Spanjës ne kuadër te finaleve te Euro 2016. Gjithsesi skuadra e Antonio Kontes, nuk shkoi me shume se barazimi 1-1, duke mos thyer akoma tersin ndaj ibrikëve ndaj te cilëve, nuk fiton qe nga viti 2011. Ne Udine pas nje pjese te pare me rrjeta te paprekura te paret qe kaluan ne avantazh ishin te zotet e shtëpisë ne minutën e 68 fale nje kombinimi fantastik Bernardeski – Xhiakerini – Insgne me kete te fundit qe mposhti portierin De Gea. Barazimi i spanjolleve erdhi vetëm dy minuta me vone kur Aduriz përfitoi nje top te kthyer nga Bufon ne gjuajtjen e Morates ne pozicion jashtë loje. Takimi i radhës i Italisë, do te jete te martën kundër Gjermanisë.

Përmbysje fantastike ne Kili

Fitore fantastike e Argjentinases ne Kili duke u hakmarrë jo vetëm per finalen e fundit te Kupës se Amerikës, por edhe duke qëndruar ne lufte për një vend ne botërorin e Rusisë ne 2018-en. Ne Santiago ne javën e 4 te kualifikueseve amerikano-jugore per botërorin e ardhshëm, pikërisht ne rikthimin e Leo Mesit ne kombëtare, e ashtuquajtura La Seleccion fitoi 2-1 ne nje përmbysje shifrash ku Di Maria dhe Mercado ju kundërpërgjigjen avantazhit provizor te Felipe Gutierez. Takimin tjetër ne mesnate mes Peruse dhe Venezueles përfundoi 2-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *