E gjithë vëmendja e Europës dhe jo vetëm ishte tek supersfida Itali-Zvicër.

 

Dueli që do të përcaktonte një biletë për në Katar 2022 nuk shkoi më shumë se një  barazim 1-1 në Olimpiko të Romës. Fillimi nuk ishte aspak i mirë për skuadrën e Mancinit, që kishte përballë një Zvicër të etur për të shënuar.

 

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 11 me Widmer, duke ja bërë dhe më të vështirë kampionëve të Euorpës të reagonin.

 

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Di Lorenzo hapi sërish takimin me golin e tij në minutën e 36.

 

Edhe në pjesën e dytë shanset nuk munguan për të dyja skuadrat, por rastin më të mirë e kishte Zhorzhinjo në minutën e fundit, por mesfushori gaboi nga pika e bardhë duke e goditur topin jashtë katërkëndëshit.

 

Gjithçka do të vendoset mbrëmjen e të  hënës kur Italia për të shmangur play-off-in duhet të fitojë në Irlandën e Veriut, me një sy në diferencën e golave, ndërsa Zvicra pret Bullgarinë në shtëpi.

 

Në grupin F Danimarka edhe pse ka kohë që e ka siguruar pjesëmarrjen me tej, regjistroi fitoren e nëntë në po kaq ndeshje, pasi mposhti Ishujt Faroe 3-1.

 

Skocia mundi  2-0  Moldavinë  dhe siguroi kualifikimin për në play-off, ndërsa Austria përmbys 4-2 Izraelin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *