Subscribe

Kryeministri Italisë Giuseppe Conte ka nënvizuar se takimi I Këshillit të Europës të 2019 do të mbahet mend për gabimin historik të mos hapjes së negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

 

Pak para fillimit të tryezës së diskutimit të krekrëve të shteteve të BE, Conte tha se samiti I zhvilluar mbrëmjen e të enjtes shkoi shumë keq pasi nuk pati një unifikim për dy vendet e Ballkanit.

 

Duke vlerësuar reformat e bëra nga të dy vendet, Conte shprehu mbështetjen se Italia do të jetë gjithmonë pranë tyre.

 

“Dje shkoi shume keq samiti. U thashe kolegeve te mi se ky eshte nje takim me historine. Ne 1400 territoret e ketyre vendeve bien nen perandorine osmane , pas luftës së dytë botërore bien nën regjimin komunist. Kanë një jetë që duan të hyjnë në europë, që aspirojnë të jenë pjesë e europës. Viti 2019 do të mbahet mend për një takim ku është bërë një gabim historik. Për këtë më vjen shumë keq. U përpoqa ti bind të gjithë se për këto vende të cilat kanë një shumicë myslimane te cilat kanë një formim kulturor europian. Kjo është një forcë e madhe duhet absolutisht të hapim negociatat të vendosim. Jam shumë i keqardhur, jam shumë pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut , kanë bërë sforcime të jashtëzakonshme. Komisioni dhe ne të tjerët kemi qenë promotorët, shpresoj që ky zhgënjim e ky ankth të mos përshkallëzohet në dekurajim. Italia do të jenë gjithmonë pranë tyre”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *