E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Rajoni

Italia merr vendimin: Pilulat kontraceptive dhe trajtimi parandalues ​​për HIV do jepen falas

Italia do të japë kontraceptivë falas të gjitha grave në vend. Ky vendim vjen pas aprovimit nga Agjencia Italiane e Mjekësisë dhe kostoja totale e kësaj nisme për sistemin shëndetësor italian llogaritet në 140 milionë euro në vit.

 

Reklamë

Krahas kontraceptivëve falas, shteti italian do të ofrojë dhe trajtimin që zvogëlon shanset e infektimit me HIV/AIDS, të quajtuar trajtim antiretroviral.

Sipas gazetës Corriere della Sera, ky vendim është veçanërisht i rëndësishëm sepse ka gra që nuk kanë mundësi të përdorin pilulën kontraceptive për arsye financiare. Kostoja e çdo pilule në Itali varion nga 10 deri në 25 euro.

Reklamë

 

Në disa rajone italiane, kryesisht zonat e mëdha si Roma, Firence dhe Bolonja, deri më tani ishte vendosur që pilula kontraceptive të jepet falas vetëm për gratë deri në 25 vjeç.

Përsa i përket trajtimit që zvogëlon shanset e infektimit me HIV, drejtuesit e Agjencisë Italiane të Mjekësisë shpjegojnë se ai do të administrohet nga spitale me një ngarkesë të vogël në sistemin shëndetësor kombëtar, për shkak të kostos së kufizuar.

 

Autoritetet theksojnë se ky është një investim, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë