Italia është rikthyer tek fitorja teksa mundi Holandën me rezultatin minimal 1-0. Pas barazimit dhe lojës jo të mirë  me  Bosnjën, kombëtarja e Mancinit ndryshoi tërësisht  fytyrë dhe luajti shumë mirë kundër tulipanëve, një prej skuadrave më në formë në Europë.

Sfida filloi me ritëm të lartë me italianët që provuan menjëherë më Imobilen .Pavarësisht ndonjë shkëndije të tulipanëve ishin miqtë skuadra më e rrezikshme në fushë dhe që krijoi dhe më tepër raste. Gjithsesi goli i ndeshjes erdhi në fundin e pjesës së parë nga mesfushori i Interit Barella, nga më të mirët në fushën e lojës.

Në fraksionin e dytë të lojës, holandezët tentuan të rrisnin presionin duke krijuar mes të tjerash dhe dy momente të mira me Van den Bek dhe Depaj, por Donarumma reagoi mjaft mirë, dhe Italia pati shanset e veta në këtë fraksion në mënyrë të veçantë me Insinjen dhe Imobbilien dhe Kin.

Falë këtij suksesi Italia merr kryesimin e grupit me 4 pikë, e ndjekur nga Holanda dhe  Polonia  me 3 pike.

Megjithatë fitorja e italianeve u zbeh disi nga dëmtimi i rëndë që pësoi talenti i Romës ,Nikola Zaniolo. Mesfushoi këputi ligamentet e gjurit të majtë dhe do të operohet sërish vetëm pak kohë pasi ishte rikthyer nga një dëmtim shumë i gjatë.

Pritet qe Zaniolo te mungoje deri ne 6 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *