Momenti fantastik i ekipeve italiane në kompeticionet europiane vazhdon. Pas Milanit dhe Interit të kualifikuara në fazën gjysëmfinale të champions league, të enjten ishte radha e sukseseve të Juventusit e Romës në Europa League të cilat arritën të njëjtin objektik, e po ashtu edhe Fiorentina në konference league.

 

Vëmendja më e madhe isht tek trofeu I dytë më I rëndësishëm I kontinentit , europa league, aty ku dolën 4 ekipet gjysmëfinaliste. Juventus me entuziazmin e rikthimit të 15 pikëve  në kampionat që I ishin hequr pak muaj më parë, u kënaq më një barazim 1 me 1 në Lisbonë kundër Sporting që I mjaftoi për të shkuar ë gjysmëfinale pasi kishte fituar takimin e parë 1 me 0. Rabio  kaloi fillimisht bardhezinjte në avantazh dhe përtej golit të barazimit të Eduards në minute e  20, të zotët e shtëpisë nuk shënuan dot më, për ta cuar të paktën ndeshjen në shtese. Në duelin tjeter luajtur në Rome, përsëritje e finales së vitit të kaluar në Tiranë në konference lige, Roma mundi Fejenordin pas shtesave 4 me 1.

 

Pas humbjes 1 me 0 në Holande, verdhekuqtë fituan në kohe të rregullt 2 me 1 , duke e cuar ndeshjen ne shtese.

 

Heroi ishte Dybala që realizoi në minutëne  89. Në shtese pastaj italianet e patën më të lehte duke shënuar më El sharaui dhe Pelegrini. Në gjsyëmfinale skudfra e Murinjos do të gjekje Leverkusen pasi gjermanet nxorren jashtë francezet e union sent zhil, të cilën e mundën 4 me 1. Befasia në këto cerekfinale ishte Sevija e cila e konfirmoi veten një ekip I madh në europa league.

 

Andaluzet mundën 3 me 0 në shtëpi Manchester United duke përmbysur humbjen 3 me 2 të sfides së parë në Old Traford. Në gjysmëfinale tani Sevija luan kundër Juventus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *