Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

Itali/ Vrasja brutale e 13-vjeçares shqiptare nga i dashuri! Gjykata: Bisedat e adoleshentes në ChatGPT provë kyçe

30 Mars 10:21

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja tragjike e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila, e cila u shty nga ballkoni nga ish i dashuri i saj.

Kërkesat që Aurora Tila bënte në ChatGPT kanë shërbyer si provë për të faktuar situatën e stalking-ut që ajo po përjetonte. Kjo theksohet në vendimin gjyqësor ndaj një të riu, në atë kohë 15 vjeç, i cili u dënua me 17 vite burg për vrasjen e 13-vjeçares, duke e shtyrë të bjerë nga një ballkon në Piacenza më 25 tetor 2024.

Lexo edhe :

Related Posts

Vdekja 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish i dashuri pranon krimin: E vrava unë, e hodha nga ballkoni

Sipas vendimit, e mitura i ishte drejtuar inteligjencës artificiale për këshilla mbi marrëdhënien e saj, duke pyetur nëse duhej të ndahej dhe si të dallonte një dashuri të vërtetë nga një marrëdhënie toksike. Gjykata për të mitur në Bolonjë e ka konsideruar viktimën të besueshme, pasi ajo, “me sinqeritet të plotë”, kërkonte ndihmë për të kuptuar si të vepronte në një situatë të vështirë dhe mbytëse.

Sipas trupit gjykues, të kryesuar nga Gaetano Scaduti, jo vetëm që është i provuar stalking-u, por ishte pikërisht frika e vajzës për sigurinë e saj që e shtyu të pranonte takimin e fundit me të riun. Për gjykatësit, i pandehuri kishte shfaqur një “posesivitet dhe xhelozi ekstreme”, duke deklaruar se nëse nuk do ta kishte ai, nuk do ta kishte askush tjetër.

Nga vendimi rezulton se, edhe pse nuk është provuar paramendimi, i riu një ditë para ngjarjes i kishte thënë një shoku se donte ta vriste 13-vjeçaren. Kjo dëshmi është dhënë nga një ish-shok qelie, i cili u paraqit si dëshmitar në gjyq. Me këtë qëllim, i riu kishte marrë me vete edhe një kaçavidë, e cila më pas u sekuestrua.

Gjykata i cilëson si “të frikshme” mesazhet që ai i dërgonte vajzës për t’u takuar, si “Nesër për herë të fundit, pastaj kurrë më” dhe “Të premtoj se pas daljes së së premtes nuk do të të kërkoj më”. Aurora Tila, sipas gjykatës, “ndoshta në mënyrë paradoksale”, shkoi drejt fatit të saj tragjik në përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit pas vendimit për t’i dhënë fund lidhjes.

Ndërsa ajo shpresonte se takimi do ta qetësonte të riun, ai, sipas gjykatës, “kishte vendosur tashmë ta vriste”, duke organizuar takimin e fundit për të vënë në zbatim planin e tij.

Në përfundim, gjykata thekson se tek i dënuari nuk janë vërejtur shenja pendese apo mëshire ndaj viktimës. Ai nuk e ka pranuar krimin, duke pretenduar fillimisht se bëhej fjalë për një aksident dhe më pas për një akt vetëvrasjeje. Megjithatë, sipas gjykatës, provat që kundërshtojnë këtë version janë “të forta dhe të pakundërshtueshme”, të mbështetura edhe nga dëshmitë e personave që kanë parë ngjarjen.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
13-vjeçares shqiptare 13-vjeçares shqiptareitali biseda chat gpt i dashuri Itali Vrasja

Nga e njëjta kategori

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

më shumë...

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun dhe Shalën në seancën e së dielës

më shumë...

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë përballë Kryeministrisë! Një pjesë e protestuesve vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi ngjarjen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.