Kryeministri Edi Rama është shprehur i sigurt për marrëveshjne e emigrantëve me Italinë.

Gjatë fjalës së tij në festivalin politik në Romë, organizuar nga kryeministrja italiane Meloni, kreu i qeverisë tha se pret që vendimi të merret deri në muajin mars.

“Giorgia përgëzoi opozitën kur ishin zgjedhjet dhe mua nuk më njihte. Sigurisht besonte se isha një mik i parekomandueshëm siç thoni ju, por më pas u përmbys. Në të vërtetë Shqipëria është një vend demokratik dhe Gjykata Kushtetuese ka bërë detyrën e saj. Pezullimi i marrëveshjes është proces automatik para se të ratifikohet, është provë se unë nuk kontrolloj gjykatat. Por jam i bindur se marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese.”

I pyetur edhe për vlerësimin e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut apo kritikat e ndërkombëtarëve Rama tha se fakti që Shqipëria nuk është vend i BE nuk e ndalon të jetë europiane.

“Pasi fatmirësisht këtë nuk e vendos Brukseli por gjeografia. Nëse ne do të ishim Franca dhe do të kishim bërë këtë marrëveshje për një qendër pritjeje jo vetëm që askush nuk do të skandalizohej por do të thoshte më në fund Franca po merr disa emigrant më shumë. Por ne nuk jemi Franca as Greqia e cila si vend anëtare e BE-së ka më shumë se 1 qendër pritjeje e askush nuk flet për këtë.”

Kryeministri Rama dhe homologia italiane nënshkruan marrëveshjen në fund të muajit të kaluar, por me kërkesë të opozitës GJykata kushtetuese e pezulloi  përapra se të ratifikohej në Kuvend.

Sipas marrëvshhjes, Shqipëria do të ndërtojë një qendër pritëse dhe një kamp në Gjadër për 3 mijë emigrantë të paligjshëm njëkohësisht, që mbërrijnë nga Afrika në brigjet italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *