Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”,...

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare u vjen...

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri...

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën...

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e SPAK, a...

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do të mbarojë...

Ja si do të “shfryhet” trafiku në Tiranë-Durrës? Gjobë...

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit gjatë protestës...

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri reagon për...

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i...

Itali, Mattarella pranon të shërbejë për një mandat të dytë mes problemeve politike

29 Janar 22:00

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella ra dakord të shtunën të shërbejë një mandat të dytë, njoftuan politikanë të lartë të vendit. Vendimi i tij vjen pasi partitë nuk arritën të gjenin një kandidat të pranueshëm nga të gjitha palët, çka çoi në disa raunde votimi të dështuara në parlament, shoqëruar shpesh me tension.

 

Sergio Mattarella, 80 vjeç, e kishte përjashtuar mundësinë e qëndrimit në detyrë, por në një kohë kur stabiliteti politik i vendit po vihej në rrezik, u pa si e pamundur që ai t’i rezistonte trysnisë për të shërbyer për një mandat tjetër.

 

“Gatishmëria e Mattarella-s për të shërbyer një mandat të dytë tregon ndjenjën e tij të përgjegjësisë dhe lidhjen e tij me vendin dhe institucionet”, tha në një deklaratë Ministrja e Çështjeve Rajonale Mariastella Gelmini.

 

Ligjvënësit kryesore shkuan në presidencë për t’i kërkuar zoti Mattarella të qëndrojë në detyrë, pasi parlamenti nuk arriti të zgjidhte një kryetar të ri shteti të shtunën pas shtatë raundesh votimi. Vetë presidenti nuk ka bërë asnjë koment deri tani. Një burim nga një forcë politike tha se Kryeministri Mario Draghi, i cili nuk arriti të gjente mbështetje për ambiciet e tij për president, i telefonoi më herët zoti Mattarella dhe i kërkoi gjithashtu atij që të qëndronte në detyrë.

 

Kjo është hera e dytë radhazi që një presidenti i kërkohet të rinovojë mandatin e tij shtatëvjeçar. Në vitin 2013, pasi nuk arritën të gjenin një kandidat konsensual, udhëheqësit politikë iu drejtuan kreut të atëhershëm të shtetit, Giorgio Napolitano, i cili ishte pothuajse 90 vjeç.

 

Zoti Napolitano u detyrua ta pranonte, por u largua pas dy vitesh me zgjedhjen e një qeverie të re. Shumë komentues kanë thënë se me siguri zoti Mattarella do të bëjë të njëjtën gjë sapo ta mundësojë situata politike./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Itali Mandat MATARELLA president

Nga e njëjta kategori

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon pas deklaratës së aktivistit: Avash avash, të gjithë do dalin

më shumë...

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri i Pakistanit: Irani e menaxhoi krizën me dinjitet

më shumë...

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën të bllokuar në një zonë shkëmbore pranë bregdetit

më shumë...

Ja si do të “shfryhet” trafiku në Tiranë-Durrës? Gjobë kush bllokon korsinë e emergjencës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:12

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar...

11:05

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare...

10:05

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në...

9:39

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën...

9:19

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e...

8:32

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do...

8:11

Ja si do të “shfryhet” trafiku në...

8:06

Kur do të jenë gati mbikalimet për...

7:51

Dita e 22-të e protestës në Tiranë,...

7:29

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit...

6:53

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri...

6:42

Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për...

6:20

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i...

5:57

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për...

5:06

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në...

4:21

Protesta e 20 qershorit, e gdhinë para...

4:03

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet...

3:44

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku...

3:07

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç,...

2:38

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për 4 shenja Hor...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.