E diel, 4 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali/ Babai vret vajzën në ditëlindjen e saj, më pas qëllon veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Padova të Italisë. Gjatë një grindjeje, babai 88-vjeçar vrau vajzën e tij para portës së shtëpisë ku jetonte gruaja, e cila sot kishte ditëlindjen. Më pasi, ai kreu vetëvrasje.

 

Reklamë

Baba e bijë mësohet se kanë pasur disa mosmarrveshje në të kaluarën.

 

Viktima, Dorjana Cerqueni, jetonte me bashkëshortin, biznesmenin Galdino Nicoletti. Çifti kishte një dyqan mobiliesh, vendi i të cilit nuk ishte larg nga  shtëpia në të cilën jetonin.

 

Të dy trupat u gjetën në rrugë nga të afërmit që po shkonin drejt shtëpisë së tyre për të festuar ditëlindjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë