E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali, 32 kg kokainë u gjet e fshehur në automjetin e shqiptarit

Policia italiane zbuloi 32 kg kokaine brenda një automjeti tip ‘BMV X5’, ne të cilin udhëtonte një shqiptar dhe një rumune. Droga ishte e ndarë në 26 pako dhe në treg do të kapte vlerën e 3 milionë eurove. Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e poshtme të makinës se modifikuar. Policia ndaloi 31-vjeçarin shqiptar dhe një vajzë 30-vjeçare. Arrestimet u kryen në nje autostradë në lindje të Milanos. Gjate kontrollit të dokumentacionit, policia zbuloi se bëhej fjalë për dy persona me precedentë në shpërndarjen e lendeve narkotike. Pas kontrollit u sekuestruan edhe 1400 euro.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë