Ardian Ismajli është në qendër të mediave italiane falë paraqitjeve të tij fantastike këtë sezon me Empolin.

Lidhur me rritjen e tij si futbollist ka folur edhe Mauro Meluson, i cili ishte personi që e solli në Itali.

Ish-drejtori sportiv i Specias, pikasi Ismajlin kur luante me Hajduk Split në Kroaci dhe bëri një investim të vogël për lojtarin, duke besuar në potencialin e tij. Një potencial i cili po shfaqet, por mbi pritshmëritë e Melusoso, siç ka pranuar ky i fundit në një intervistë për “TMË”.

Rritja e këtij djaloshi ka qenë një surprizë. Kur e morëm te Specia, ai u pagua pak euro. E pashë në një ndeshje me shumë tension sportiv. Luante te Hajduk Spliti, më bëri shumë përshtypje temperamenti i tij. Ai u rrit shumë nën drejtimin e Italianos”, shpjegoi Meluso, duke iu referuar vitit te Specia nën drejtimin e trajnerit të njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *