E diel, 22 Nëntor 2026 Parajsa deri në 00:20 Në vijim ora 00:20: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ismajli kalon testet mjekësore te Torino, do të firmosë për tre sezone

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Ardian Ismajli është një futbollist i Torinos.

Mbrojtësi shqiptar ka kryer testet mjekësore në qendrën shëndetësore të klubit torinez dhe më pas do hedh firmën mbi kontratën që do e mbaj të lidhur për të paktën deri në vitin 2028.

28-vjeçari është kështu përforcimi i radhës për skuadrën e Marco Baronit, teksa bashkohet si lojtar i lirë, pas skadencës së kontratës me Empolin.

Gjatë sezonit të kaluar në Serie A, mbrojtësi shqiptar zhvilloi 29 paraqitje me Empolin, ndërsa në total ka 117 ndeshje në elitën e futbollit italian dhe një gol të shënuar.

Reklamë

I transferuar fillimisht te Spezia në verën e vitit 2020, Ismajli ka grumbulluar gjithashtu 45 paraqitje me kombëtaren shqiptare.

Me ardhjen e tij, Torino fiton jo vetëm cilësi por edhe eksperiencë në repartin e mbrojtjes. Ndërkaq, qëndrimi në Serie A forcon pozitat e tij edhe te kombëtarja shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë