Subscribe

Kastriot Ismailaj, ish-administratori i DIA-s, i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, refuzon me forcë dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit kyç të procesit, Elvis Mataj. Për këtë arsye, edhe avokatët e tij e mbrojtës kishin kërkuar më herët zëvendësimin e trupit gjykues me kryesore Vjollca Spahiun, por që u rrëzua këtë të enjte nga gjyqtari Altin Avdiu.  Leximi i deklarimeve të Matajt u kërkua nga ana e prokurores Antoneta Sevdari. Akuza pretendon se kjo dëshmi është prova më e fortë në procesin gjyqësor kundër Ismailajt. Por Avokatët Vladimir Meçi dhe Alban Qafa kërkuan praninë e dëshmitarit në sallën e gjyqit, pasi ai ka një adresë të saktë në gjermani dhe per ketë arsye duhet të thirret nga prokuroria, edhe forcërisht nëse do të duhet. Sipas prokurorisë, Ismailaj ka arritur të përfitojë 5 milionë euro nga marrëveshja e shoqërisë së administruar prej tij, DIA, me kompaninë CEZ, duke mashtruar per për mbledhjen e borxheve të kësaj të fundit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *