Mbi 70 persona gjeten vdekjen nga sulmet kamikaze dhe me bomba në afërsi të aeroportit të Kabulit këtë të enjte.

Të paktën 12 ushtare amerikane që po ndihmonin në evakuimin e qytetareve afganë nga Kabuli gjeten vdekjen ndërsa pjesa tjetër janë civile afganë.

Sulmi I tmerrshëm u mor përsiper nga ISIS.

Në një mesazh të postuar në Telegram, ISIS merrf zyrtarisht përsiper këtë sulm duke konfirmuarf se një kamikaze që kishte veshur një jelek shpërthyes u vetehodh në erë në mes të turmes që po kërkonte të largohej nga vendi.

Ky akt terrorist në fakt ishte paralajmëruar nga agjencite ndërkombëtare të inteligjences se do të ndodhte ditën e sotme, ndonëse talibanet thanë se ishin ata që njoftuan ndërkombëtarët se do të ndodhte një sulm.

Masakra në radhën e trupave amerikane ndodhi në kohën kur ka mbetur edhe disa ditë nga 31 gushti, afati që talibanet I vendosen SHBA-ve për tërheqen e trupave nga ky vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *